Lajmet e fundit

Junta qeverisëse e Malit nxori një dekret për krijimin e një komiteti të ri që do të mbikëqyrë një dialog kombëtar për paqen.
Masa vjen një ditë pasi junta anuloi një marrëveshje paqeje të vitit 2015 me grupet separatiste veriore, duke akuzuar ndërmjetësuesin, Algjerinë për ndërhyrje në punët e saj, shkruan Deutsche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.
Algjeria ka ndërmjetësuar më parë mes qeverisë dhe grupeve të armatosura Tuareg.
"Nuk do të ketë negociata jashtë Bamakos. Ne nuk do të shkojmë më në një vend të huaj për të folur për problemet tona", tha kreu i qeverisë i emëruar nga ushtria, Choguel Kokalla Maiga, në një video të postuar në mediat sociale të premten.