19.07.2019 · përditësuar para 2570 dite1 min lexim
Ish-mbrojtësi italian, Paolo Maldini, e ka pranuar se skuadra AC Milan nuk i ka bërë një ofertë zyrtare mesfushorit kroat, Luka Modriqit.
Mirëpo ai ka thënë se ylli i Real Madridit do të ishte “i përsosur” në San Siro, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht raportimeve se futbollisti 33 vjeçar do t’i bashkohet Interit apo Milanit, ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare.
Derisa nuk ka një ofertë të tillë, Modriq do të qëndrojë në skuadrën Real Madrid, pjesë e së cilës është që nga viti 2012.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.