Lajmet e fundit

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq i ka bërë thirrje deputetëve dhe liderëve të subjekteve politike shqiptare që t`i formojnë sa më shpejt që të jetë e mundur institucionet dhe të mos e thellojnë krizën politike për hir të interesit personal.
"Nëse nuk formohen institucionet, Kosova do të bie humnerë, ndërsa popullin e presin vite të vuajtjeve dhe ferrit".
"Kjo situatë do të rrisë më tej oreksin e fundamentalistëve islamikë dhe grupeve të tjera radikale. Nëse kjo ndodh, fajtorë do të jenë udhëheqësit ekskluzivisht shqiptarë si dhe udhëheqësit e shumicës së kombit".
"Ne duam të besojmë se udhëheqësit dhe parlamentarët në Kosovë ta kuptojnë me kohë në mënyrë që të mos jetë vonë se interesat e askujt nuk mund të jenë interesat e shtetit dhe të popullit të vet", thuhet në deklaratën e tij, transmeton Klan Kosova.