Lajmet e fundit

Malajzia ka pranuar grupin e parë të rreth 3000 emigrantëve sirianë, të cilët kanë planifikuar t'i lejojnë të qëndrojnë në vendet e tyre.
Tetë persona prej tyre kanë të afërm të tyre të cilët punojnë në Malajzi.
Ata i kanë i kanë bërë thirrje autoriteteve për ndihmë, thanë raportet, transmeton Klan Kosova.
Malajzia dhe Filipinet kanë deklaruar më parë se këtë vit do të pranojnë emigrantë sirianë.
Evropa po përballet me një krizë prej të cilës qindra mijëra njerëz po largohen nga Siria dhe në vende të tjera po kërkojnë azil.
Kryeministri Najib Razak ka thënë se Malajzia, një vend me shumicë myslimanë, do të pranojë 3000 emigrantë nga Siria gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar në lehtësimin e tendosjeve.