Lajmet e fundit

Gjatë natës, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Milot ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi. Bëhet e ditur se një makinë tip “Opel” me targa “AA 694 JN” ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me çiklomotor.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30. Gjithashtu, mësohet se është ndaluar shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin, Flamur Karaj, 32 vjeç nga Mamurrasi.
Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Nga verifikimet paraprake, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të makinës tip “Opel, shkruan shekulli.