Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit.
Një automjet është përplasur me një trotinet me të cilën lëviznin dy të mitur të moshës 16-vjeçare.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të miturit, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesi i automjetit, një 19-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.