Lajmet e fundit

Një makinë bombë ka goditur një treg në lindje të Bagdadit, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 11 njerëz dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Saad Maan ka treguar se garda e sigurisë ka shtënë në makinën në të cilën ka qenë i dyshimti i cili më pas e ka shpërthyer atë, transmeton Klan Kosova.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron mbrapa sulmit, por që Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme që cak kanë pasur myslimanët shija në qytet.
ISIS thuhet se është nën presion nga ofensiva e Qeverisë irakiane në veri.