Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio2016 dhe kështu ka shkruar historinë duke u bërë sportistja e parë që ka fituar medalje për Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Atë që nuk e bëri katër vjet më parë në Londër, si garuese e Shqipërisë, Majlinda Kelmendi, e realizoi sonte në Rio, por duke garuar për Kosovën, në të parën paraqitje të shtetit tetë vjeçar në Lojërat Olimpike.
Vajza nga Peja mposhti në finale italianen, Odette Giuffrida, duke i sjellë Kosovës arin më të çmuar të fituar ndonjëherë në historinë e sporteve të saj, njofton Klan Kosova.
Pas Londra2012 ajo kishte fituar gjithçka mund të fitonte një xhudiste.
Dy herë titullin e më të mirës në botë, atë të europianit dhe një tufë medaljesh tjera të rëndësishme.
Kelmendi me këtë fitore do të futet në “Hall of Fame” të xhudos duke u bërë njëra nga xhudtistet e pakta që ka fituar gjithçka që fitohet në xhudo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.