10.02.2018 · përditësuar para 3094 dite1 min lexim
Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Majko dhe Daçiq kanë qenë të ftuar në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, të organizuar nga Kongresi amerikan.
Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim në këtë aktivitet.
Në tryezë me Majkon ishte edhe Ivica Daçiq, kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.