Lajmet e fundit

Reperi i njohur Majk i ka dedikuar shumë këngë dashurisë. Madje nga tekstet e këngëve të tij ai duket shumë i dashuruar.
Ndarja e tij nga e dashura ka bërë mjaft bujë, por kujt i dedikohen këngët e tij dhe a është Majk po aq i dashuruar edhe në jetën reale. “Këngët i bëj gjithmonë për vete. Inspirohem nga jeta ime dhe gjërat që më ndodhin ose që më rrethojnë, ato nuk i dedikohen askujt sepse nëse do të kisha bërë një dedikim në këngët e mia do të kisha përmendur emër”,- ka thënë ai për Blitz.al duke nënkuptuar se shkruan çfarë ndjen, por nuk ia dedikon tekstet një personi special. Më tej, reperi tregon për Blitz.al se të dashurosh është gjë e bukur e të shkruash për dashurinë është akoma më e bukur. “Të gjitha tekstet i shkruaj vetë dhe normale që i ndiej ndryshe, domethënë unë dashuroj njëlloj si në këngët e mia”,- ka përfunduar ai.