Lajmet e fundit

Riyad Mahrez thotë se nuk ka dyshime sa i përket cilësisë së tij, andaj është i gatshëm që ta dëshmojë veten te Manchester City.
Algjeriani këtë stinor ishte shfrytëzuar kryesisht si rezervë nga trajneri Pep Guardiola, mirëpo kjo nuk e ka zmbrapsur atë që të luftojë për një vend në formacionin titullar.
"E kam ditur që nuk do të jetë lehtë në vitin tim të parë, por kam shumë besim ne vete, dhe nuk kam dyshime për cilësinë time", ka thënë Mahrez për Goal.
"Jam shumë i lumtur këtu. Nuk po shkoj gjëkundi shkaku që nuk po luaj. Është pjesë e lojës".
"Duhet që të jem i fortë, të qëndroj i fortë. Është pjesë e personalitetit tim. Nuk fshihem kurrë nga gjërat".