27.02.2017 · përditësuar para 3424 dite1 min lexim
Mahershala Ali është aktori i parë mysliman i shpërblyer me Çmimin Oscar.
Roli i tij në filmin Moonlight u vlerësua maksimalisht.
Por, ky sukses nuk u mirëprit në të gjitha vendet myslimane, njofton Klan Kosova.
Kjo për arsye se ai i takon sektit minoritar mysliman që njihet me emrin Ahmadi.
Në vendet si Malajzia dhe Pakistani, Ahmaditë urrehen nga shumica sunite, duke u konsideruar heretikë dhe jobesimtarë.
Mahershala Ali u lind i krishterë (emri i tij ishte Mahershalalhashbaz Gilmore), mirëpo u konvertua në islam gjatë vitit të fundit të studimeve, kur u ftua në një xhami Ahmadi nga Amatus Karim, shoqja e cila më pas do të bëhej bashkëshortja e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.