Lajmet e fundit

Në fshatin Magure të Lipjanit është përuruar Qendra Rinore.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre morri pjesë edhe kryeministi Isa Mustafa,
“Të gjithë ne gëzohemi kur shohim objekte të shkëlqyeshme, të cilat krijojnë kushte që ju si banorë të këtij vendbanimi, por natyrisht edhe ata të rrethinës të shfrytëzojnë një ambient shumë të mirë për të shfaqur vlerat kulturore për t’i kultivuar ato, e veçmas për të siguruar kushte që edhe të rinjtë tanë dhe këta fëmijë që janë të mrekullueshëm, të kenë në të ardhmen një hapësirë të shkëlqyer për ta”, tha kryeministri Mustafa, duke vlerësuar bashkëfinancimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Lipjanit.
Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi angazhimin e Qeverisë për të investuar në gjitha komunat e Kosovës.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë kushte për investime më të mëdha nëpër komuna, vendbanime, fshatra, qytete e qyteza dhe ky është një rast shumë i mirë. Më ka ardhur keq që s’kam qenë edhe kur është përuruar shkolla, por gjithherë do të jemi të interesuar që t’ju përkrahim, t’ju ndihmojmë për të krijuar kushte shumë më të mira edhe për kulturë, edhe për arsim, edhe për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin social në tërësi”, tha kryeministri Mustafa, duke uruar qytetarët e Magurës për Qendrën Rinore, e po ashtu, ka uruar edhe festën e Vitit të Ri, duke u dëshiruar shëndet, suksese dhe ardhmëri të mirë, transmeton Klan Kosova