Në Britaninë e Madhe. po shënohet 800 vjetori i Magna Cartas, dokumentit qenësor të të drejtave të njeriut në këtë vend.
Kryeministri britanik, David Cameron, i është bashkuar mbretëreshës Elizabeta II të hënën në Runnymede, afër Londrës, vend ky ku në vitin 1215, Mbreti John u takua me baronët e pakënaqur dhe nënshkroi një listë të të drejtave të njeriut.