Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil herë pas herë është kritikuar për formën e tij jo të mirë në krahasim më shpenzimin që klubi ka bërë për ta sjellë nga Real Madrid dy vite më parë.
Por që, ka momente në të cilat përfaqësuesi i Gjermanisë i tregon cilësitë e tij me veprime të cilat mund t’i bëjnë vetëm futbollistët më të mirë në botë.
Ai në fitoren e së dielës të Arsenal kundër Crystal Palace kishte paraqitje shumë. Ndërsa në një moment bëri një lëvizje shumë të mirë, e cila detyroi kundërshtarin Souare që ta ndalë atë vetëm në mënyrë të parregullt.
Pas një pasimi të gjatë, Ozil e ndalë topin më një komoditet të lartë, gjë për të cilën njihet ai, dhe më pas kthehet drejt zonës duke bërë një kthim të jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.