Lajmet e fundit

Peja dhe Trepça sonte ballafaqohen mes vete në një 'parafinale' kampionale.
Të dyja skuadrat po luftojnë për pozicion të favorshëm, para përballjeve të fazës Play-Off, njofton Klankosova.tv.
Vetëm fitorja ia ruan pejanëve pozitën e katërt në ProCredit Superligë, kurse mysafirëve nga Mitrovica u duhet triumfi sonte, që të mbeten në garë për vendin e parë, të cilin aktualisht e ka Bashkimi.
[caption id="attachment_2542153" align="alignnone" width="670"]
Renditja tanelare në ProCredit Superligë[/caption]
Kujtojmë që dy pozitat e para të renditjes tabelare, kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Ekipi i renditur më lartë, e ka përparësinë e terenit vendas, kurse në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.