Lajmet e fundit

Magbule Shkodra, do të jetë pasuesja e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në drejtimin e Forumit të Gruas në AAK.
Shkodra është magjistre e shkencave inxhinierike, e specializuar në universitetet e Britanisë së Madhe.
Ajo është zotuar se do të punojë me përkushtim në fuqizimin e mëtejmë të gruas në AAK dhe në shoqërinë kosovare.