Lajmet e fundit

Për sa minuta Ramush Haradinaj e bëri koalicionin me Kadri Veselin?
Cili ishte kushti i tij kryesor?
A ka gjasa që koalicioni PDK-AAK-Nisma të prishet pas zgjedhjeve?
Pse Abdullah Hoti, sipas Haradinajt, nuk është kurrgjë më tepër se një anëtar i kryesisë së LDK-së?
A e refuzoi kryetari i AAK-së debatin me Albin Kurtin pse ky i fundit nuk është kryetar partie?
Pse janë dy vende në Kosovë, e jo dy shtete të huaja, ku Haradinaj pretendon t'i bëjë vizitat e para, nëse udhëheq qeverinë?
Me kë zgjedh të bisedojë më parë ai, Beogradin, apo serbët e Kosovës?
Kur do ta bëjë Kosova një ushtri të fortë si Serbia, sipas Haradinajt?
Sa i merr parasysh ai kritikat që ia bëjnë qytetarët?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i merrni sonte në edicionit ekskluziv të Magazinës Zgjedhore, me mysafir Ramush Haradinajn.
Ndiqeni, në Klan Kosova, sonte nga ora 21:00.