Lajmet e fundit

Si i shkoi fushata Kadri Veselit?
A do të vepronte ndryshe, po të ishte vetë kandidat për kryeministër?
Sa e dëmton apo ndihmon PDK-në bashkimi me AAK-në dhe Nismën?
Në cfarë bazohet Veselit kur flet për një fitore të thellë më 11 qershor?
Qysh do të ndajnë postet qeveritare ai dhe Ramush Haradinaj, nëse koalicioni i tyre fiton?
A po e frikëson Kadri Veselin entuziazmi i Vetëvendosjes? Sa rrezik paraqet për koalicionin PAN bashkimi i Isa Mustafës me Behgjet Pacollin?
A është gati Kadri Veseli për një rezultat tjetër pos fitores? Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte vetë lideri i PDK-së, në një intërvistë ekskluzive për Magazina Zgjedhore.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 23:00.
Para kësaj, mund të ndiqni analizën totale që i bëhet fushatës, me të ftuar në studio, duke filluar nga ora 21:00.