Lajmet e fundit

Pse u zgjodh Albin Kurti, e jo Visar Ymeri ose Shpend Ahmeti, si kandidat i Vetëvendosje për kryeministër?
Cili është plani kryesor i fushatës së tij për zgjedhjet e 11 qershorit?
Cilat kategori të qytetarëve të Kosovës do të fitojnë e cilat do të humbin, me Kurtin kryeministër?
Çfarë do të ndodh me udhëheqësit e deritashëm të shtetit, nëse Kurti dhe partia e tij fitojnë?
Kë e sheh ai si rival më të denjë, Avdullah Hotin apo Ramush Haradinajn?
Cili do të jetë fati i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në një qeveri potenciale Kurti?
Çfarë do të bëjë ai rreth dialogut me Serbinë?
Si do të jenë raportet me Washingtonin e Brukselin, në rast të fitores së Vetëvendosjes?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera, i jep vetë Albin Kurti, sonte, si mysafir në Magazina Zgjedhore.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00!