Lajmet e fundit

Me çfarë politikash do të mund ta mbajë Vetëvendosje me Shpend Ahmetin Prishtinën edhe për një mandat?
Sa janë gjasat reale që LDK me Arban Abrashin ta kthejë pushtetin në komunën numër një në vend?
Në çfarë opsioni PDK me Lirak Çelajn mund t'ia bëjnë sefte pushtetit në kryeqytet?
Pse AAK me Arbër Vllahiun kanë një rol të madh në votimet e 22 tetorit në Prishtinë?
Si mund ta përsëris AKR me Selim Pacollin suksesin e 8 vjetëve më parë, kur kandidati i kësaj partie doli i dyti në votimet për kreyqytetin?
A mund të lë shenjë në historinë zgjedhore të kryeqytetit Nisma me Shyqiri Bytyqin?
Si do ta përballojë Shpend Ahmeti debatin me pesë rivalët e tij?
Çfarë punoi e çfarë jo ai në katër vjetët e kaluara në komunë?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i merrni sonte, në Magazina Lokale, ku ballafaqohen kandidatët për kryetarë të Prishtinës.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00.