Lajmet e fundit

Policia italiane ka thënë se një nga qendrat më të mëdha të migrantëve ka qenë në duart e mafias për më shumë se një dekadë.
Ata thanë se klani Arena ka bërë para duke ofruar shërbime në Isola di Capo Rizzuto në jugun e Italisë dhe ka nxjerrë para nga fondet e shtetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Klani supozohet të jetë fshehur prapa një organizatë bamirëse katolike që zyrtarisht e udhëheq qendrën.
Këto pohime dolën të hënën, kur oficerët arrestuan 68 persona, përfshirë edhe një prift lokal.