Ramon Calderon, ish-shefi i Real Madrid, ka thënë për Goal se Real Madrid s’ka nevojë për asnjë lojtar tjetër dhe s’është nevoja të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të verës, njofton Klan Kosova.
“Mendoj se kemi një ekip që është shumë, shumë i fort”, pohoi ai.
“S’mendoj se na duhet ndonjë tjetër lojtar. Unë s’do nënshkruaja me askënd tjetër. Rrezervat kanë luajtur shumë mirë sivjet, në disa ndeshje kemi pasur vetëm dy lojtarë startues dhe të tjerët rezerva, por kemi luajtur shumë mirë, prandaj mendoj se s’kemi nevojë të nënshkruajmë me askënd”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.