Lajmet e fundit

Qeveria e Spanjës ka anuluar deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont.
Ata më tej kanë mohuar thirrjet për ndërhyrje, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Zëvendëskryeministri i Spanjës e ka përshkruar Puigdemont si dikush “që nuk e di se ku është dhe kah është duke shkruar”.
Kryeministri, Mariano Rajoy do të mbledh kabinetin e tij në një mbledhje urgjente për të diskutuar për hapat e mëtejmë të qeverisë.
Puigdemont ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë të martën, por që ka pezulluar implementimin për t’i lejuar negociatat.
Ka spekulime se presidenti katallan mund të shpall pavarësinë, çka do të bënte që Spanja që thellohej edhe më në krizë.