Lajmet e fundit

Qeveria e Spanjës ka dhënë vendim që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në kryqytetin Madrid, për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19.
Ky qytet do të jetë i mbyllur për 15 ditë në mënyrë për tu ulur numri i rasteve me COVID-19.
7 mijë policë do të jenë të angazhuar për menaxhimin e kësaj situate.
Ministri i Shëndetësisë i Madridit, Enrique Ruiz Escudero, tha se masat që tashmë janë në fuqi janë duke funksionuar dhe se vendimi i qeverisë është një masë që qytetarët e atjeshëm duhet ta kuptojnë.
Sipas Woldometers, atje janë shfaqur 890,367 raste me COVID-19 dhe kanë vdekur 32,929 njerëz.