Real Madrid e ka në plan që ta sjellë në radhët e veta sulmuesin anglez, Harry Kane, por nëse kjo lëvizje dështon, ata do të provojnë transferimin e të riut të Manchester United, Marcus Rashford, shkruan Don Balon, njofton Klan Kosova.
Don Balon shkruan se ardhja e Rashford ka marrë edhe aminin e Cristiano Ronaldos.
Nëse i riu anglez vjen në Madrid, atëherë as Benzema nuk do të kishte nevojë të largohej, pasi 19 vjeçari pritet që qysh në sezonin e tretë apo të katërt të tij në Real të zinte vend në formacionin startues.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.