Lajmet e fundit

Mbretëresha e muzikës pop Madonna ndonëse është që shumë vite në skenë duket se nuk e ka ndërmend të lëshojë frontin e saj.
Ajo së fundmi ka realizuar turneun e albumit të saj më të ri “Rebel Heart” për të cilin kritikët e muzikës e kanë cilësuar si një rikthim të fuqishëm në skenë pas disa kohësh jo shumë të mira për të në karrierën muzikore.
Madje edhe vetë Madonna duket se është ndjerë shumë nostalgjike derisa ajo u paraqit në kuadër të këtij trurneu në “Madison Square Garden”, transmeton Klan Kosova.
“Ndihem shumë nostalgjike sot, hera e parë që kam performuar këtu në Nju Jork ka qenë 30 vite më pare” tha ajo.
57-vjeçarja në këtë turne do të përfshijë 20 shtete të Amerikës, si edhe 16 vende të Europës deri në fund të vitit 2015.
Viti 2016 do ta gjejë Madonnës në Australi, Zelandë të re dhe vende të Azisë.