Lajmet e fundit

Madonna ka dhënë një përgjigje në lidhje me thashethemet që i janë bërë se ajo ishte e dehur gjatë një koncerti të saj në kuadër të turneut “Rebel Heart” në Australi.
“Sulmi i fundit mediatik kundër Madonna-s është se ajo kinse ishte e dehur në skenë, dhe kjo është absolutisht qesharake”. “Këto lloj akuzash nuk janë asgjë më tepër veçse përpjekje për të hedh vlerat e një gruaje”, ka shkruar një fans në Instagram.
Më pastaj Madonna ka postuar një shënim si përgjigje: “Faleminderit për mbështetjen. Njerëzit negativ nuk e dinë artin e të aktruarit dhe rolin e një karakteri të ndryshëm. Unë asnjeherë nuk do të dilja e dehur në shfaqjet e mia”.