Lajmet e fundit

Nuk ka shumë kohë kur Madonna humbi kujdestarinë e djalit të saj Rocco.
Ajo e ka bërë të ditur shumëherë se do i mungojë djali i saj, i cili tani jeton së bashku me babain e tij, Guy Ritchie në Londër.
Të premten Madonna ka postuar një video kur Rocco ishte i vogël duke ia bërë të ditur edhe njëherë se sa shumë i mungon ai, transmeton Klan Kosova.
Në këtë video shihet vogëlushi Rocco, i cili i thotë asaj sa sa shumë e do.
Madonna dhe ish burri i saj ishin të përfshirë në betejën ligjore lidhur me kujdestarinë e Roccos që nga dhjetori i vitit të kaluar,
Adoleshenti kishte kaluar Krishtlindjet me babain e tij në Londër dhe më pas kishte refuzuar të kthehet në Amerikë tek nëna e tij.