25.04.2017 · përditësuar para 3366 dite1 min lexim
Një film që përshkruan jetën e divës së muzikës amerikane, Madonna, është tashmë në punime e sipër.
I shkruar nga skenaristi Elyse Hollander, skenari ishte në krye të “Listës së Zezë” vitin e kaluar, një listë vjetore e skenarëve më të mirë të pa realizuar nga Hollivudi, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.
Ky film është marrë nga Universal Pictures, raporton Variety.
Filmi do të fokusohet në vitet e formimit të Madonnës në New York City, dhe legjenda thotë se më 1978, Maddona fluturoi nga Detroiti në New York me vetëm 37 dollarë në xhep. Ajo i kishte thënë taksistit që ta dërgojë në qendrën e gjithçkasë, dhe ai e kishte lënë në sheshin Times Square të Manhattanit.
Për pesë vjetët e ardhshme, ajo punoi si modele, valltare dhe kameriere përderisa luante me bendet Emmy dhe Breakfast Club.
Ishte viti 1983 kur ajo më në fund mori dhenë me albumin “Madonna”, që shërbeu si shtëpi e hiteve si “Holiday”, “Borderline” dhe “Lucky Star”.
E pjesa tjetër është histori!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.