Lajmet e fundit

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka postuar një fotografi të dy fëmijëve sirianë duke qarë në Aleppo.
“Lutem për përfundimin e gjenocidit në Siri. Mijëra fëmijë të pafajshëm janë të ngujuar në mes të brutalitetit dhe dhunës së pakuptimtë në Aleppo. Lufta Civile po ndodh që disa vjet por eskalimi në këtë gjendje është e tmerrshme për njerëzimin. Po lutem për paqe. Le të shpëtohen fëmijët”, ka shkruar ajo.