Lajmet e fundit

Paula Svoboda, specialiste e masave të sytjenave nga Triumph, ka paralajmëruar se gratë po vazhdojnë të përdorin sytjenat e madhësive të gabuara.
Svoboda gjithashtu ka deklaruar se ka një lidhje në mes të masës së gabuar dhe dhimbjeve të kokës e të shpinës.
“Dhimbjet e kokës shpesh mund të iniciohen kur sytjenat janë tejet të ngushta apo shumë të lira, megjithatë në rastet më të shpeshta kur ato janë më të lira, më të mëdha”, është shprehur Svoboda.
Pretendimet e saj mbështeten edhe nga studimi i Triumph i 2008-ës, i cili ka treguar se 70% e grave përdornin sytjena që ishin tejet të vogla ndërsa 10% prej tyre shumë më të mëdha.
Shenjat tjera se ju keni masën e gabuar të sytjenave janë edhe dhimbjet kronike të shpinës, bllokimi i qafës si dhe si acarimi i nënsqetullave kur sytjenat ngritën shumë lartë.
Andaj zgjedhja e madhësisë së duhur për të brendshmet tuaja është tejet e rëndësishme.
