Lajmet e fundit

Madagaskar ka dënuar "terrorizmin" dhe "përdhosjen" e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ka potencuar kryetari i kuvendit të këtij shteti, Jean Max Rakotomamonđi, duke thënë se ky është një "krim kundër njerëzimit", shkruan Radiokim, transmeton Klan Kosova.
Pas takimit me kryetaren e kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ai tha se gjithmonë janë të gatshëm për të dëgjuar problemet e Serbisë dhe se është shumë i lumtur që ka vizituar parlamentin serb.
Ndërsa Gojkoviq theksoi se Serbia vlerëson lartë qëndrimin konsistent të Madagaskarit me rastin e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.
"Ata nuk e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të autoriteteve në Prishtinë dhe jemi të kënaqur veçanërisht që në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s 2015 nuk votuan kundër interesave të Republikës së Serbisë", tha Gojkoviq.