Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotuan të punojnë së bashku për një Evropë më të fortë, ndërsa u takuan të martën pas tensioneve dypalëshe mbi Ukrainën, tregtinë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Samiti i tyre treorësh në Romë synonte të lehtësonte marrëdhëniet pas shpërthimit të armiqësisë publikisht në javët e fundit, me zyrtarë të afërt me Macronin dhe Melonin që kritikuan privatisht ose hapur iniciativat e tyre përkatëse, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Takimi nxori në pah konvergjenca të forta në agjendën evropiane për konkurrueshmëri dhe prosperitet, që do të zbatohen në mënyrë ambicioze dhe të shpejtë", thanë udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se ata ranë dakord "mbi kushtet e nevojshme që kompanitë evropiane të konkurrojnë në kushte të barabarta".
"Kjo vlen edhe për sektorët në tranzicion, siç janë industritë e automobilave dhe çelikut, të cilat kërkojnë angazhim të fortë evropian, si dhe për sektorët më të përparuar si inteligjenca artificiale, burimet e energjisë së rinovueshme të dekarbonizuara si ajo bërthamore dhe hapësira", thanë ata.
Meloni, një nacionaliste që udhëheq një vend me një suficit të madh tregtar me SHBA-në, është përpjekur ta mbajë Evropën të lidhur me SHBA-në, duke përdorur sloganin "Bëjeni Perëndimin përsëri të madh" në një takim me presidentin Donald Trump në Uashington në prill, dhe duke kërkuar kujdes ndaj përgjigjeve hakmarrëse ndaj tarifave.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.