Lajmet e fundit

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ai do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump para takimit të samitit të NATO-s në 3-4 dhjetor në Londër.
Macron shkroi në Twitter se ai ''pati një diskutim të shkëlqyeshëm" me Trump të hënën në mbrëmje për Sirinë, Iranin dhe aleancën ushtarake të NATO-s. Ata evokuan "shumë konvergjnca", tha ai, pa i sqaruar, transmeton Klan Kosova.
https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1194040968217088004
Thirrja telefonike vjen pasi Macron pretendoi javën e kaluar se mungesa e udhëheqjes amerikane po shkakton "vdekjen e trurit" të NATO-s dhe tha se Bashkimi Europian duhet të rritet dhe të fillojë të veprojë si një fuqi strategjike botërore.
Preokupimi i Trump me shpenzimet e mbrojtjes ka qenë një temë e vazhdueshme që kur ai erdhi në detyrë në vitin 2016 dhe pritet të shfaqet në samitin e 3-4 dhjetorit në Londër.
Biseda telefonike mes Macron e Trump ndodhi në mbrëmë në prag të nisjes së Forumit të Paqes në Paris, në të cilën ngjarje po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.