Lajmet e fundit

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë folur në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Benjamin Netanyahu tha se Hamasi duhet të shkatërrohet dhe paralajmëroi se lufta mund të marrë pak kohë. Ai tha se pasi të përfundojë, askush nuk do të jetojë më “nën tiraninë e Hamasit”.
Netanyahu u shpreh se "të gjithë do të jenë në rrezik" nëse Hamasi fiton, shkruan Guardian, përcjell KlanKosova.tv.
Ai kërcënoi me "pasoja të tmerrshme" për Hezbollahun në Liban nëse vendos t'i bashkohet luftës në një mënyrë kuptimplote.
Ndërsa, Emmanuel Macron tha se Izraeli dhe Franca janë të bashkuar nga i njëjti pikëllim dhe bëri thirrje përsëri për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza. Ai tha se terrorizmi është një armik i përbashkët i Izraelit dhe Francës dhe se terrorizmi duhet luftuar pa mëshirë, por me rregulla.
Presidenti francez ceku se komuniteti ndërkombëtar duhet të shmangë përshkallëzimin e konfliktit në rajon. Ai në mënyrë specifike i bëri thirrje Hezbollahut dhe Iranit që të veprojnë me përgjegjësi. Ai propozoi që koalicioni që luftoi kundër ISIS-it të luftojë kundër Hamasit.