Lajmet e fundit

Tavolina e zgjatur e takimit të Vladimir Putin dhe Emanuel Macron u bë lajm botëror.
Shumë kush gjykoi se kjo distancë e largët tregoi për raportet e ftohta që Moska ka me liderët evropian.
Por, në fakt është vet Macron ai që kërkoi një pritje të tillë, duke i propozuar protokollit të Kremlinit.
Krejt kjo meqë, francezi refuzoi të bëjë një test rus të covid-19.
Si rrjedhojë, të dy liderët për pesë orë ulur në këtë tavolinë diskutuan larg njëri- tjetrit për shmangien e një lufte në Ukrainë.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i qeveritar i Francë, i cili tha se presidenti Macron nuk u pajtua me kushtet e testimit rus që do ia mundësonte atij një takim më të afërt.
Këto kushte sipas tij nuk përmbushnin kriteret shëndetësorëe të palës franceze.
Zëdhënësi Francës refuzoi të komentoj për dyshimet e Reuters i cili raportoi se Macron nuk dëshiroi që Rusia të ketë qasje në ADN e tij .
Edhe Kremlini deklaroi se ishin te detyruar ta prisnin mysafirin me këtë distancë pasi pala franceze nuk ishte e gatshme të pajtohej me protokollin e testimit të Kremlinit për COVID-19.