Lajmet e fundit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar një seri të reformave për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Ai thërret për krijimin e një agjencia që do të mbrojë bllokun nga sulmet kibernetike, transmeton Klan Kosova.
Para zgjedhjeve të majit të BE-së, ai përkrah përjashtimin e fuqive të mëdha nga financimi i partive politike evropiane.
Macon poashtu sugjeron se qytetarët britanikë nuk janë njoftuar si duhet para se të votonin për largimin nga BE.
Propozimin e “Renesancës evropiane” ai e ka bërë në një letër të hapur duke ju drejtuar të gjithë qytetarëve nëpër 28 vendet anëtare të BE-së.
Këto janë pikat e propozuara nga presidenti francez:
- Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Demokracive
- Këshilli Evropian për Siguri të Brendshme
- Rroga minimale në BE
- Banka Evropiane për Mjedis
- Forca Evropiane për Siguri në Ushqim
-Një Konferencë për Evropë.