Lajmet e fundit

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë homologut të tij amerikan, Donald Trump se ai është i shqetësuar për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të njohin në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, thonë nga Kabineti i Macron.
"Macron konfirmoi se çështja e statusit të Jerusalemit duhet të zgjidhet në kuadrin e bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, me qëllim që të vendosin të dyja vendet, Izraeli dhe Palestina, duke jetuar në mënyrë paqësore dhe të sigurt pranë njëra-tjetrër, me Jerusalemin si kryeqytet, theksohet mes tjerash në deklaratën e lëshuar pas një bisede telefonike midis Macron dhe Tramp, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.