Lajmet e fundit

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën për një samit në Bruksel të hënën, ku lidhjet me Rusinë dhe Kinën pritet të kryesojnë agjendën.
Të parët që arritën janë: presidenti francez, Emmanuel Macron, ai turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, transmeton Klankosova.tv.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha më parë se udhëheqësit e NATO-s ishin vendosur të "hapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet trans-Atlantike".
Shumë aleatë shpresojnë të sigurohen nga presidenti amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre në kohë konfliktesh, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.