Lajmet e fundit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet sot me homologun rus, Vladimir Putin.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Versajës, jashtë Parisit.
Macron, tha për media është “e domosdoshme të flitet me Rusinë, sepse janë një numër çështjesh ndërkombëtare, të cilat nuk zgjidhen pa dialog të ashpër me të”, shkruan Reuters.
Dy presidentët pritet të diskutojnë për ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Francë, si dhe për ndërhyrjen ruse në luftërat në Siri dhe Ukrainë.
“Do të jem kërkues në shkëmbimet e mia me Rusinë”, tha Macron.
39 vjeçari, që i zgjedh president më 7 maj, premtoi se do të ketë bisedime të ashpra me Vladimir Putinin, transmeton Klan Kosova.