04.05.2017 · përditësuar para 3377 dite1 min lexim
Kandidati centrist për president të Francës, Emmanuel Macron, është treguar më impresiv se rivalja e tij, djathtistja ekstreme, Marine Le Pen, në debatin televiziv të mbajtur të mërkurën mbrëma, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Dy kandidatëve në diskursin e tyre u dominuan fyerjet për njëri-tjetrin për më shumë se dy orë – derisa debatuan për terrorizmin, ekonominë dhe Europën.
Në sondazhin e menjëhershëm, gjatë dhe pas debatit, nga televizioni francez BFMTV, votuesit janë ndarë më të kënaqur me Macron, në shumicën e kategorive, sesa me Le Pen.
Në pyetjen se cili ishte më bindës; Macron kishte 63 për qind në favor.
Le Pen e akuzoi rivalin e saj për punët sa ishte ministër dhe e quajti si “kandidati i globalizimit të egër”, duke thënë se vizioni i tij për Francën është “një dhomë tregtie ku secili duhet të luftojë e të gjendet vet”.
Ndërsa Macron tha se (ish)liderja e Frontit Nacional ka gënjyer publikisht, s’ka propozuar asgjë dhe vetëm ka shpërndarë frikë e shqetësim tek njerëzit.
Debati i plotë;
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.