Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus gjatë një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë faktor shumë i rëndësishëm për paqen në Kosovë dhe në rajon.
Mabus ka bërë me dije se do të rritet bashkëpunimi i vendi të tij me Kosovën në shumë sfera.
Ndërkaq, duke e cilësuar Kosovën si vend të rëndësishëm amerikani ka treguar se i ka takuar presidenten Atifete jahjaga, ministrinë e FSK-së, Haki Demolli si dhe komandantin e kësaj force, Rrahman Rama.
Në këtë adresim për media Mabus nuk pranoi t`i bëhej asnjë pyetje nga gazetarët, transmeton Klan Kosova.