Lajmet e fundit

Heiko Maas, ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, ka thënë se Franca dhe shteti i tij nuk do të jenë në gjendje ta mbrojnë veten pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara.
Kjo deklaratë e Maas vjen menjëherë pas kritikave të Emmanuel Macron, presidentit të Francës për NATO-n.
Macron gjatë kësaj jave deklaroi për The Economist se “truri i NATO-s ka vdekur”, duke sugjeruar që Evropa duhet të marrë në duart e saj çështjen e sigurisë dhe nuk duhet të varet nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e saj, shkruan Reuters.
Maas ka thënë për Der Spiegel se “Do të ishte gabim nëse e minojmë NATO-n”.
“Prandaj, së bashku me Francën, ne po punojmë për të ndërtuar një Evropë që punon së bashku për politikat e sigurisë”, ka thënë Maas.