Lajmet e fundit

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ka deklaruar se qeveria gjermane e refuzon në mënyrë të theksuar ndryshimin e kufijve, sepse siç u shpreh, kjo nuk do të çonte në atë që konfliktet të zgjidhen, por të ashpërsohen dhe shtohen.
Në një konferencë për media te mbajtur pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, ai u shpreh se nuk e di që ekziston ndonjë marrëveshje për shkëmbim territoresh, por që shteti i tij po e refuzon në mënyrë të theksuar dhe se brenda BE-së askush nuk mund ta imagjinojë që kjo të bëhet realitet.