Lajmet e fundit

Lyoni ka realizuar fitore të madhe ndaj Montpellierit, me rezultat 2-1, për t’u larguar nga zona e rënies në Ligue 1.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Arnaud Nordin, në minutën e 23’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë duke shënuar dy gola të shpejt. Fillimisht rezultatin e barazoi Alexandre Lacazette, në minutën e 74’.
Për golin e fitores u përkujdes Maxence Caqueret në minutën e 82’.
Lyoni pas fitores kalon në vendin e 13-të me 22 pikë të grumbulluara, teksa Montpellieri renditet në pozitën e 15-të me 19 sosh. /Klankosova.tv.