Lajmet e fundit

Studimet e shumta shkencore vërtetojnë se ka shumë benefite shëndetësore nga koha e kaluar në natyrë.
Jo vetëm kaq… Sidomos gjatë ecjeve të gjata në natyrë do të mësoni më shumë për vendet që i përshkoni, kulturën dhe gjithsesi njerëzit e mirë që gjithmonë i takoni.
Për të gjitha këto përfitime kujdeset edhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” e cila për të gjashtën herë organizoi Ecjen Pranverore, njofton Klan Kosova.
Më shumë se 400 ferizajas dhe jo vetëm përshkuan një shteg prej 12km të përcjellur me bukuri të jashtëzakonshme që vetëm në Jezercin legjendar mund t’i shihni.
Kjo ecje e cila organizohet në çdo pranverë dhe ka për qëllim promovimin e turizmit malor në Rajonin e Ferizajt si dhe sezibilizimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mosdëmtimin e pyjeve.
Në përfundim të shtegut mysafirët u argëtuan më një program mirë të organizuar me muzikë e të përcjellur me ushqime tradicionale, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv