Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë edhe në sezonin tjetër në këtë klub, pavarësisht çka do të ndodhë sivjet.
Djajtë e Kuq synojnë që të zënë një vend në topkatërshe, ata po ashtu janë në finale të FA Cup.
Spekulimet për të ardhmen e holandezit kanë zënë vend tërë këtë edicion, duke u përmendur se atë do ta zëvendësojë Jose Mourinho.
“E kam ditur se kështu do të jetë. Ky proces kemi qenë në dijeni se do të zgjas tre vjet”.
“Unë pata kërkuar kontratë dy vjeçare, por këta kanë kërkuar që unë të jem pjesë e tyre për tre vjet, kështu që edhe vitin tjetër do të më shihni këtu”, ka thënë Van Gaal, transmeton Klan Kosova.