Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike ka thënë se nga kjo protestë do të dalin vetëm me fitore.
“Nuk kemi plan B, duam vetëm fitore”.
“Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kësaj qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
Këto komente Basha i ka bërë emisionin Opinion, ai madje ka treguar edhe rrugën se si do të largohet Rama nga kjo Qeveri.
“Dy rrugë ka, ose do të largohet si pjesë e një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar,” tha Basha, duke shtuar se ftesa e tij për ti dhënë fund maskaradës së zgjedhjeve të blera është ndaj çdo force politike dhe veçanërisht ndaj partive që janë sot në qeverisje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.