Lajmet e fundit

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar të gjithë qytetarët. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Në emër të të gjitha institucioneve komunale të Gjilanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2016”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.
Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2016!”, thuhet në urimin e kryetarit Lutfi Haziri me rastin festës së Vitit të Ri 2016, njofton Klan Kosova.